Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi synon të zhvillojë avokimin në rastet e diskriminimit përmes paraqitjes së lëndëve pranë Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare.
Zhvillimi i praktikës vendore nxitet përmes ofrimit të ndihmës juridike falas në raste strategjike të diskriminimit.
Rrjeti u themelua në dhjetor të vitit 2010 nga organizatat në vijim: Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni; HERA – Asociacioni për Edukim dhe Hulumtim Shëndetësor; HOPS – Opsione për Jetë të Shëndetshme – Shkup; Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i Republikës së Maqedonisë; Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave të Republikës së Maqedonisë (ESE); Organizata Rome për Afirmim Multikulturor ROMA S.O.S. – Prilep; Koalicioni “Të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Komuniteteve të Margjinalizuara” dhe Qendra Republikane për Mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale – PORAKA.
Anëtaret aktuale të Rrjetit janë: Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, Asociacioni për Edukim dhe Hulumtim Shëndetësor (HERA), Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, HOPS – Opsione për Jetë të Shëndetshme – Shkup, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Mbështetje LGBTI, Shoqata ESE, Stacioni PET – Prilep, Koalicioni MARGJINAT, BASHKË MË TË FORTË dhe Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.