Informacione për anëtarësim në Rrjetin për mbrojtje nga diskriminimi
Mënyrat dhe parimet e punës së Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi:
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi punon për avancimin e politikave dhe praktikave për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi përmes avokimit strategjik të rasteve, testimit dhe monitorimit të punës së institucioneve, fuqizimit të kapaciteteve të komuniteteve, institucioneve dhe aktorëve të tjerë kyç, promovimit të barazisë, mosdiskriminimit dhe të drejtave të njeriut të komuniteteve të margjinalizuara, realizimit të hulumtimeve dhe analizave në fushën e antidisriminimit, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe inicimit të ndryshimeve në politika dhe ligje, si dhe raportimit dhe avokimit pranë mekanizmave rajonalë dhe ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut dhe barazinë, me qëllim avancimin e barazisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi funksionon përmes takimeve të rregullta dhe zbatimit të përbashkët të aktiviteteve. Anëtaret shkëmbejnë rregullisht informacione për raste, procese dhe mënyrën e veprimit të institucioneve, bashkëpunojnë në krijimin dhe zbatimin e aktiviteteve, avokojnë së bashku dhe koordinohen gjatë procesit të avokimit, si dhe mbështesin dhe promovojnë kauzën e Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi dhe kauzat e anëtareve të tij. Ato marrin pjesë aktive në zbatimin e aktiviteteve të rrjetit, i përmbushin në kohë dhe në mënyrë cilësore detyrat, dhe komunikojnë rregullisht përmes grupit me email. Anëtaret janë të detyruara të veprojnë me përgjegjësi, konfidencialitet dhe të respektojnë parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit në veprimin e përbashkët. Anëtaret bashkërisht sigurojnë fonde për funksionimin e Rrjetit dhe kanë detyrimin të vënë në dispozicion një pjesë të kapaciteteve të tyre njerëzore, teknike dhe financiare për funksionimin e tij, sipas nevojës.
Vlerat e Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi:
➤ Barazi substanciale
➤ Drejtësi sociale
➤ Barazi gjinore
➤ Promovimi i diversitetit
➤ Transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi
➤ Qeverisje e mirë
➤ Bashkëpunim
Mënyra e aplikimit për anëtarësim:
Për të aplikuar për anëtarësim, shoqata duhet të dorëzojë një aplikacion të plotësuar dhe dokumente me të cilat dëshmon se i përmbush kriteret e lartpërmendura. Dokumentet dërgohen në email: mrezazazastitaoddiskriminacija@gmail.com
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi do të përgjigjet ndaj kërkesës për anëtarësim brenda dy muajve nga marrja e aplikacionit. Anëtaret e Rrjetit e shqyrtojnë aplikacionin, diskutojnë dhe marrin vendim me konsensus.
Organizatat e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
✔ Vendim për regjistrim
✔ ornizë strategjike dhe/ose plane veprimi të shoqatës nga 5 vitet e fundit, raporte vjetore nga 5 vitet e fundit dhe portofol i projekteve të realizuara dhe në zbatim nga 5 vitet e fundit, të cilat përmbajnë të dhëna për donatorin, aktivitetet kryesore, qëllimet dhe rezultatet e arritura të projekteve
✔ Raporte për ndihmë juridike të ofruar nga 3 vitet e fundit, të cilat përmbajnë të dhëna për numrin e shërbimeve të ofruara, rastet e përfaqësuara, rastet e përfaqësuara me sukses, përfaqësimin strategjik dhe të ngjashme
✔ Kontratë pune ose angazhim me jurist
✔ Deklaratë e nënshkruar nga personi përgjegjës, me të cilën shprehet gatishmëria për të punuar drejt realizimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të Rrjetit, për të promovuar punën e Rrjetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe për të mbështetur Rrjetin personalisht, teknikisht dhe financiarisht
Aplikacion i plotësuar për anëtarësim, i disponueshëm këtu:
Aplikacion për anëtarësim